Politikë

Rama për sistemin elektronik në zgjedhje: Kërkon shmë kohë për gjithë vendin, ta zgjedhë PD zonën ku të dojë e ta bëjë vetë

Rama për sistemin elektronik në zgjedhje: Kërkon shmë

Kryeministri Rama shprehet kundër sistemit elektronik të plotë në gjithë vendin për zgjedhjet. Jo për vullnet, por për shkak se sipas tij është një process që vonon shumë, edhe se vetë ODIHR është skeptik nëse kjo arrihet të bëhet në të gjithë vendin. Rama tha në Kuvend se PD dhe opozita mund të zgjedhin vetë zonën dhe të bëhet në masën 10% apo 20% të mbuluar me identifikim elektronik dhe të shihen rezultatet.

Më herët kryeministri përmendi një studim të bërë nga PS për votimin elektronik por që nuk funksionoi.

Rama tha:

Është shumë e tejshtë korniza e përjashtuar nga rekomandimet është aty, e dinë të gjithë kush është marrë me zgjedhjet dhe shqiptarët që merren me politikë si anglezët futbollin që arsyeja kryesore e sherrit dhe e luftërave absurde janë në komisione, Kush identifikon dhe kush numëron, qysh se kam lexuar raportin e parë të ODIHR është: Depolitizimi i Komisionit. Një prej ekspertëve më të famshëm të zgjedhjeve, Vulchan kur erdhi në takim më tha, po si ka mundësi vetëm në Shqipëri komisionet që identifikojnë votuesit e shënojnë në regjistër të numërojnë votat të mos u bëkan me njerëz të vendosur aty jo nga partitë. Dy parti kundërshtare që ndajnë jo për çështjet tona por për një çështje themelore mes tyre, Edhe Izraeli arrin , të ketë komisione me mësues.  Njerëz që mund të jenë nga çdo parti por vijnë si qytetarë.

Depolitizimi i Komisioneve është i rëndësishëm, është jetik. Identifikimi: Duke pasur parasysh konkluzionet nga studimi dhe kompanitë që bëjnë këtë punë, që na thanë të gjitha: deri në momentin e relaizimit të sistemit elektronik duhen minimumi gjashtë muaj, sot jemi shumë vonë jemi qershor. Ta zemë se do miratohet në fund qershori, do duhet të votohet nga parlamenti gjithë struktura e KQZ se re që ëhtë model tjetër, ja 40 ditë përgatitja e gjithë studimit dhe termat e referencës, ja dhe dy javë deri në fund shtatori, tetor nëntor kthejnë ndërkombëtarët, jo ankimet, jo ma mori jo sma mori pastaj janar kontrata shkurt fillon puna për sistemin, prill maj bëhen zgjedhjet, S’ka problem e pranojmë të bëhet, 100% nëse arrihet dhe të bëhet aq sa arrihet, 10 % 20 % tjetra të bëhet tradicionale,  ta zgjedhi PD brenda me votën tonë në zonën ku do që e quan të betonizuar. Që të mos thonë pastaj jo tenderi kështu , jo Rama ashtu, jo Qazimi aty, ta bëjnë vetë. Me një ekspert ndërkombëtar dhe nuk kemi ne punë fare. Ta marrin  elektronikën ta bëjnë vetë.