Rama për Taulant Ballën: S’ka të vërtetë absolute, por unë i besoj fakteve

E Enjte 1 Dhjetor 2022, 13:59
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur kryetarin e grupit parlamentar të PS-së në lidhje me akuzat se ka qenë nën përgjim për çështje që lidhen me krimin në Elbasan. Rama është shprehur se s’ka të vërtetë absolute, por që iu beson fakteve.
Rama: Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë. Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte.