Politikë

Rama për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit: Mesazhet tona do të jenë për problemet e këtyre bashkive. Situata politike është e qartë për të gjithë

Rama për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit: Mesazhet tona do të

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamentar për sfidat e këtij viti përmendi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, për të cilat tha se mesazhet e kësaj partie do të jenë të lidhura me problemet e hallet e këtyre bashkive.

Rama tha se do të përdorin sa më pak politikë, pasi panorama politike është pak a shumë e qartë për të gjithë: “Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata dhe non grata.” Tha ai teksa iu referua situatës në PD.

“Sigurisht që ne do ta përmbushim me seriozitet detyrën tonë, që përfaqësuesit tonë të zgjidhen në këto zgjedhje, por pa lënë pas dore detyrat e tjera dhe pa hequr fokusin nga Këshillimi Kombëtar. Forcat e përqëndruara në këto bashki do të jenë vendore, mesazhet tona do të jenë të lidhura me problemet e hallet e këtyre bashkive dhe sa më pak politikë në këto zgjedhje pasi panorama politike është pak a shumë e qartë për të gjithë. Nga njëra anë ne 6 kandidatë që do të ofrojnë mundësi zgjedhje e nga ana tjetër ata 12, 16 apo 18 kandidatë që do të luftojnë për mbijetesë politike politike të 2-3 udhëheqësve partiakë këtu në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje në vetvete. Nga njëra anë ne që do të punojmë në ato bashki në anën tjetër ata të fokusuar te bravat. Dy PD, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti, më e madhe se të dyja bashkë, ngjitur me të madhen e të trejave. Tre lider, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata dhe non grata.”