Politikë

Rama përplaset me panelistët: Ju qofshi që relativizoni një vrasje me një video me furgon

Rama përplaset me panelistët: Ju qofshi që relativizoni një

Edi Rama: 'Unë them Zoti qoftë me ju që relativizoni të parelativizueshmen. Zoti qoftë me Rakipllarin e Artan Hoxhën se flitet për zullume e rilindas ku këtu jemi para në kufome që ka bërë një familje të humbasë njerun e vet, një qytet të tërë të tronditet nga dora e dikujt që është organzuar brenda një stukture që nuk e them unë, e ka thënë vetë PD- ja (e ka për Gazment Bardhin) që; Po kemi struktura të mbrotje të votës. Ju qofshi që nuk dënoni vrasjen'.

Debati është shkaktuar pasi paneli u përqendrua për videon në Maqellarë të Dibrës ku ishte kapur një furgon me lista votuesish dhe 7 mijë euro. Kryeministri tha se personat janë ndaluar dhe janë në hetim nga prokuroria.

‘Kush ka faj të dënohet. Por nuk është ky gjyqi, ju që doni të relativizoni një vrasje me një video të Maqellarës'.

Gazetari Robert Rakipllari thotë se kryeministri po luan me dy standarde: 'Kur s’kanë faj flasin para drejtësisë, kur akuzohen dhe janë të përfshirë thonë “E ka drejtësia”.

Fevziu dëgjohet tek i thotë analistit Artan Hoxh që të shmanget 'Elbasani' si temë.

“Do të na mbajë tek Elbasani, ecim pak” - dëgjohen Fevziu.

Më pas Artan Hoxha e pyet se as vrasja dhe as video s’do kishte ndodhur: 'Nëse ju si kryeministër do ishit i përgjegjshëm. Nëse para një muaji do bënit ato dy gjëra që ju pyeta. Pas sherrit në shesh të Elbasanit. I thonit Taulant Ballës të mi largoni ata, se nuk na duhen ata. Ti kishit thënë policisë se Elbasanit çfarë bëtë ju kur u rrahën njerëz në shesh? Ju u justifikuat dhe thatë se ata nuk janë tanët. E bëtë sikur të ishte i LSI. S’do kishte as konflikt dhe as vrasës'.

Rama: 'Fevzi, të paralajmëroj, nëse kjo bisedë nuk do bëhet korrekte do ju lë me këta të rinj dhe unë iki. Kjo është e pabesueshme, këto nuk janë biseda normale. Ajo që ndodhi dje ka filluar të gatuhet që atë ditë, është strategji për të provokuar për të nxitur e rritur tensionin, e dinë ata çfarë i pret me 25 prill dhe të gjitha kanë një shprehje të thejshtë. Shiko kush është nervoz dhe e kupton kush humbet'.

*Tiranapost.al.