Rama poston fotot krahasuese: Vaksinimi dhe infektimi vazhdojë paralelisht! Ja për çfarë u duhet të zgjidhni në 25 Prill

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar dy imazhe, njërin nga procesi i vaksinimit në Koplik ku duken qytetarët me maska dhe duke ruajtur distancat që presin rradhën për vaksinën dhe një foto tjetër nga një miting i PD, i drejtuar nga Lulzim Basha, ku shfaqen shumë individë pa maska shumë afër me njëri-tjetrin.
Rama shkruan se dy fotot janë dëshmi se procesi i vaksinimit dhe infektimit vazhdojnë paralelisht dhe zgjedhja e 25 Prillit është mes shëndetit të popullit, ose pushtetit për Saliun, Ilirin dhe Monikën.
Kujtojmë se dy kandidatë për deputetë të PD, Mark Marku i Lezhës dhe Roland Bejko i Gjirokastrës pak orë pasi kishin marrë pjesë në tubime elektorale ku nuk ishin respektuar distancat e sigurisë.
Statusi i kryeministrit Rama:
Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet...
*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës
Tiranapost.al