Politikë

Rama poston videon e Bashës: Kush është personazhi që kreu i PD e shet si mjek?

Rama poston videon e Bashës: Kush është personazhi që kreu i

Kryeministri Rama ka nxjerrë një deklaratë të kreut të PD, Lulzim Basha i cili denoncon mungesën e tamponëve në Durrës, ku në sfond flet një personazh me emrin Zija Hysa që Basha e prezanton si mjek i cili thotë se ka mungesë të tamponëve.

Por Rama në videon e publikuar pretendon se ai nuk është mjek dhe epidemiolog.

Sipas shpjegimit në video: Zija Hysa në vitin 2007, emërohet si ndihmës epidemiolog në kujdesin parësor të Durrësit ku edhe punon.

Rama poston videon e Bashës: Kush është personazhi që kreu i

Por kush është ai? Ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Bujqësore në vitin 1982-1983. Me notat 7 në Marksizëm Leninizëm dhe me notën 8 në sëmundjet ngjitëse, notat më të larta të dëfetesës së tij.

Rama poston videon e Bashës: Kush është personazhi që kreu i

Si u fut në mjekësi? Ka kryer një kurs 1 vjeçar për infermieri në 1988. Në 14.07 2015 ai merr lejen e ushtrimit të profesiont të infermierit, të vlefshme deri në 14 maj të 2020-ës: Nuk dihet nëse ka rinovuar lejen e infermierit. 'Është licensuar nga Basha si mjek i trenit të vjetër për shpifje shurdhuese'.

Edi Rama shkruan sipër videos: Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s'ka lezet fare kjo farë derexheje kështu... Zgjohu!