Politikë

Rama pyetet për Non Paper-in: Ecim përpara duke rënë dakord se nuk biem dakord

Rama pyetet për Non Paper-in: Ecim përpara duke rënë dakord

Cili është perceptimi juaj për problemin e Kosovës në këtë moment? Ka debate dhe polemika për “non-paperin” dhe për qytetarë të Kosovës që kanë votuar në zgjedhjet shqiptare?

Kjo ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit Edi Rama gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”.

Rama tha se mënyra më e mirë për të ecur përpara është dakordësia por shtoi se për çështje të vështira nuk gjendet dakordësia. U ndal tek Shengeni Rajonal, përmendi lëvizjen e lirë të mallrave dhe veprimtarinë ekonomike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se duhet bërë ajo që bëri Franca dhe Gjermania për dialogun Serbi-Kosovë.

Edi Rama:

Mënyra më e mirë për të ecur përpara është që të biem dakord se nuk biem dakord për çështje të vështira dhe të avancojmë për ato ç’ka biem dakord. Ne duhet të bëjmë më të mirën për të arritur lëvizjen e lirë të mallrave, kapiteleve dhe njerëzve për të rritur veprimtarinë ekonomike. Kjo do të ndihmojë që ta bëjë atmosferën më dashamirëse për të trajtuar çështjet e nxehta. Mendoj se është thelbësore që të bëjmë atë që bëri Franca dhe Gjermania për dialogun Serbi-Kosovë, një proces që disa herë në të dyja vendet është parë si diçka që është lënë pas dore dhe në nivel të dytë. Përfshirja e shteteve të mëdha dhe vënia në prioritet e dialogut në jetën e përditshme do të jetë shumë e nevojshme.

Kryeministri Rama më herët ka reaguar për një artikull të medias austriake Der Standard ku shkruante se Franca dhe Gjermania kishin hartuar non-paper-in për ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe se Rama dhe presidenti serb Vuçiç e kishin miratuar këtë projekt dy vite më parë. Ai e cilësoi një artikull të rremë dhe të turpshëm. Reagime ka pasur edhe nga Gjermania ku është hedhur kategorikisht poshtë ky projekt.

*Tiranapost.al