Politikë

Rama pyetet për vaksinat kineze: Ja përse na u desh t’i marrim

Rama pyetet për vaksinat kineze: Ja përse na u desh t’i marrim

Kryeministri Edi Rama ndodhet i ftuar në “State of the Union” të BE që zhvillohet në Institutin Europian në Firence, ku mes të tjerash është pyetur në lidhje me marrjen e vaksinave kineze “Sinovax” nga Shqipëria në vend të marrjes së vaksinave të prodhuara në perëndim.

Kryeministri Rama ka thënë se ky vendim është kushtëzuar nga fakti që Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit nuk u përfshinë në skemën paraprake të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, çka detyroi Shqipërinë që të siguronte vetë vaksinat që i duheshin për të përballuar pandeminë, duke shtuar se marrja e vaksinave është bërë nga Turqia dhe nuk ka asgjë të veçantë në lidhjet bilaterale të Tiranës me Pekinin.

Pjesë nga biseda:

Ju flisni për partneritetin perëndimor, por ju keni blerë shumë vaksine kineze! Kjo mund të mendohet se e shihni marrëdhënien me Kinën si të rëndësishme? A mund të bëhet problem?

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave në fillim dhe kur them ne, jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit. Kjo lagje e rrethuar nga vende të BE ishte izoluar nga pjesa tjetër për të përballuar pandeminë. Për pasojë na u desh të përballonim vetë luftimin e pandemisë. Për të qenë të saktë ne nuk e morëm Sinovac nga Kina, e morëm nga distributori jonë në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale, normale do të thotë që nuk ka asgjë të veçantë.

Tiranapost.al