Politikë

Rama reagon për operacionin e SPAK: Respekt për këtë shembull kaq domethënës

Rama reagon për operacionin e SPAK: Respekt për këtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e sotëm të SPAK ku u lëshuan 32 urdhër-arreste. Në një postim në rrjete sociale kryeministri shkruan: Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!

Më herët, Arben Kraja bëri të ditur se SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas tij, 4 grupe janë në Elbasan, 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës.

Ndërsa drejtori i Policisë se Shtetit Gledis Nano, deklaroi se operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe në të u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmendën më sipër.