Rama reagon për kandidaturën e Mark Markut me një video shpërthimi nervash në Opinion
Kryeministri Rama ka reaguar pas caktimit të Mark Markut si drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës. Ka zgjedhur një moment të ish deputetit dhe profesorit të Gazetarisë në një moment shpërthimi nervash nga emisioni Opinion në Klan. Në video dëgjohet Marku që i drejtohet Musa Ulqinit dhe i thotë: Do të shaj. Do të masakroj. Do të hedh shishen në kokë! Mos ha m**.
Rama ironizon duke kujtuar se Mark Marku është dhe profesor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi: Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo...p
View this post on Instagram
Mark Marku u caktua drejtues politik i PD në Qarkun e Lezhës pas një takimi të shtune me Lulzim Bashën në zyrat e PD. Pedagogu ka qenë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.