Politikë

Rama reagon për letrën e Metës: Për herë të parë një vend ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR

Rama reagon për letrën e Metës: Për herë të

Një ditë pasi u publikua letra që Meta i ka dërguar brukselit, i shqetësuar për situatën politike në vend, Rama reagon duke shkruar se: “Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”.

Në letrën dërguar komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, Meta i ankohet se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike, ndërsa në të shpreh qëndrimin se nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga Komisioni Europian.

Postimi i plotë:

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian,po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit.

Rama reagon për letrën e Metës: Për herë të