Politikë

Rama reagon për Metën: Dikur bashkëpunuam e patëm plot punë të mira, tani është e pamundur

Rama reagon për Metën: Dikur bashkëpunuam e patëm plot
9 Qershor, 2020. Edi Rama dhe Ilir Meta. U takuan para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri Rama u pyet mbrëmë nëse do të bashkëpunonte sërish me LSI-në. Edi Rama ka trazuar politikën, që pas ftesës për opozitën për bashkëpunim pas 25 Prillit, por i vuri kusht Bashës që të distancohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por a do bashkëpunonte Edi Rama me LSI-në?

Ja si u përgjigj kryeministri për Ylli Rakipin:

E vërtetë që ne kemi kemi bashkëpunuar dhe nuk kam pishman se falë atij bashkëpunimi janë bërë plot punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën edhe ilir Meta, ka degraduar shumë edhe LSI dhe është kthyer në shëmbëlltyrën e mekanizmit të vet të brendshëm. Kap ça të kapësh, kë të kapësh dhe kë të mundesh. LSI është e papërdorshme për qëllime të mira. Bashkë me kohën ka rrjedhur edhe Meta, ky nuk është më sekret se e dinë gjithë shqiptarët.

*Tiranapost.al.