Politikë

Rama reagon për qeverinë e re në Kosovë me Avdullah Hotin kryeministër

Rama reagon për qeverinë e re në Kosovë me Avdullah Hotin

Kryeministri Rama uron qeverinë e re të Kosovës, të koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet me kryeministër Avdullah Hotin.

Në një postim në Twitter Rama i referohet trazirave politike si një periudhë jo e lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, por që tashmë me shpresë e besim se qeveria e re bashkë me opozitën do të bëjnë punë të mira për Kosovën.

Rama shkruan:

U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën

Rama reagon për qeverinë e re në Kosovë me Avdullah Hotin

Qeveria e Albin Kurtit në koalicion me LDK-në u rrezua me një mocion të votuar në paralment. Ish kryeministri Albin Kurti kërkoi zgjedhje të parakohshme, por Hashim Thaçi kërkoi emrin e kryeministrit të ri për ta mandatuar. 

Albin Kurti e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit i dha të drejtë Thaçit, duke I hapur rrugë qeverisë së re, të votuar sot në Kuvend me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga 86 deputetët që morën pjesë. Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë. Vetëvendosja e ka dërguar çështjen edhe në Komisionin e Venecias.