Politikë

Rama: Rreziku për Reformën në Drejtësi është 3+1

Rama: Rreziku për Reformën në Drejtësi është 3+1

Kryeministri Edi Rama në një fjalim të mbajtur gjatë një takimi elektoral në Bylis të Mallakastrës është shprehur se këto zgjedhje janë kritike për përfundimin e Reformës së nisur në Drejtësi dhe se rreziku më i madh kundër saj është treshja Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke e renditur kreun e PD, Lulzim Bashën si të fundit që “kontrollohet” nga tre të parët.

“Do dalë në lajme që është njëri në gjumë të vijnë ta marrin se nuk dinë kush është e ku ta çojmë, ka të mirën që na bën dhe për të qeshur dhe duhet të qeshim pak edhe pse nuk është për të qeshur ajo që mund të bëhet me drejtësisë. Drejtësia nuk po funksionon akoma, por ka filluar që të japë shenja, pastrimi fillon, duhet t’u japim kohë, duhet t’i mbështesim, rreziku për drejtësinë është 3+1, Saliu, Monika Iliri, këta janë kërcënimi, i kanë pasur të gjitha shanset, dhe në mes të luftës, kur je duke dalë nga tuneli i pandemisë, kur je duke parë që zinxhiri i infektimeve po këputet, kur je duke parë që njerëzit po kthehen në shtëpi më të bukura se më të bukura se më parë. Ata nuk dinë të bëjnë punë për vete, do hapin vende pune për të tjerët. Do ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, nuk mund të kthehemi pas”,- ka thënë Rama mes të tjerash.

Tiranapost.al