Politikë

Rama shqiptarëve në Selanik: Kthehuni në tokën tuaj, investoni në bujtina

Rama shqiptarëve në Selanik: Kthehuni në tokën tuaj,

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën shqiptare në Selanik, iu ka bërë thirrje që të kthen në atdhe dhe të investojnë në agroturizëm, duke kthyer banesat e tyre të vjetra në bujtina.

Edi Rama:

Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm jam në një nivel me Greqinë, ndaj të shqiptarëve këtu që punojnë në këtë sektor, u them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj.

Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu.