Politikë

Rama: Shtyhet në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, shkojmë edhe në SHBA

Rama: Shtyhet në shtator takimi me emigrantët në Londër e

Partia Socialiste ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Rama njoftoi se është shtyrë për në shtator takimi në Londër e Gjermani me emigrantët, ndërsa në shtator parashikohet të mbahet edhe një takim në SHBA.

“Në Londër, për shkak se ka zgjedhje të parakohshme, u bë problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar. Në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangnim një takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi dhe përgatitja për takimin e Dyseldorfit ishte afër me ndeshjen e Kombëtares sonë, nuk do të donim të krijonim një ide të bashkimit të dy gjërave. Prandaj, turi do të vijojë në shtator me takimet e Anglisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që do të përgatitemi edhe për një takim në SHBA”, u shpreh Rama.