Politikë

Rama takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Rama takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe zv/president i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

Rama takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bën bashkë liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju Jorkut, për një periudhë kohe dyjavore.

Rama takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë të OKB, liderë, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme. Kryeministri do të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të punimeve të Asamblesë.

Rama takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhaçka, do t’i adresohet Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një fjalë.