Politikë

Rama takon në SHBA presidentin Biden, e poston si foto të ditës

Rama takon në SHBA presidentin Biden, e poston si foto të ditës

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin amerikan Joe Biden gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në Facebook foton me Biden, me mbishkrimin “Foto e ditës”.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Biden janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, znj. Linda Rama dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77- të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.