Politikë

Rama telefonon edhe Vlorën! Flasin për Metën, LSI-në dhe 'tërmetin'

Rama telefonon edhe Vlorën! Flasin për Metën, LSI-në dhe

Sot Edi Rama nisi me një telefonatë rrugës për Pogradec ku telefonoi Niko Peleshin e qarkut të Korçës.

Telefonatën e dytë e ka bërë me Damian Gjiknurin në Vlorë, ku bie në sy një kujdes në lidhje me PD, dhe ironi e përçmim për LSI-në.

Telefonata e plotë:

Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo?

Gjiknuri: Kam qef të bëhet fitorja edhe ta them dhe njëherë fjalën tërmet.

Rama: Si shkon andej puna?

Gjiknuri:Mirë, takime intensitet, qytetarët kanë interes me fushatën, e përgjithshmja mirë, fushatë e qetë, nuk ka pretendime nga asnjë parti.

Rama: Ç’bën Leskua? (Bujar Leskaj).

Gjiknuri: Po mirë mo, ja bën punën e tij me elektoratin e tij.

Rama: Po ky ka ardhur ky ktej, presidenti këto ditë? Presidenti i futbollit?

Gjiknuri: Presidenti atë punë ka, vjen i maskuar, bën fushatë por nuk del në tribunë, po punon prapa dyerve.

Rama: Me OFL apo KÇK? Apo ku të dali... Oh Zot

Gjiknuri: LSI këtu sikur e ka humbur toruan, nuk gjen përfaqësim në Vlorë, nuk e gjejnë mirë veten.

Rama: Me komunitetin çam si jemi?

Gjiknuri: Mirë na mbështesin, janë të kënaqur më përfaqësimin.

Rama: Unë po iki për në Korçë, por mendja më rri te Vlora, por më është fut dhe Durrësi në kokë po Vlorën e kam të parën e di ti, forca ta bëjmë një tërmet atje!

---

'Tërmeti' është batuta që Damian Gjiknuri e përdorte për Dibrën në përgjimet e Bild.

*Tiranapost.al.