Politikë

Rama tha: Po u përmbys bota kemi Erdoganin. Ja si e komenton Ilir Meta

Rama tha: Po u përmbys bota kemi Erdoganin. Ja si e komenton Ilir Meta

Pak ditë më parë kryeministri Rama tha se nëse situata ekonomike përkeqësohet për shkak të koronavirusit, kishte një plan C:Të garantuar me Turqinë!

Rama: Unë jam në kontakte të vazhdueshme dhe kjo dihet tashmë. Kemi prej dy javësh që kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternativën pra një listë me kërkesa në rast se do përmbyset bota dhe nuk do ketë më asnjë mundësi komunikimi me askënd për të mbuluar atë që ju thatë. Ju thatë se a i kemi kërkuar Kinës? Kinës po i kërkon gjithë bota tani. Por atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet me pas të garantuar për një plan C duhet që ta kemi të garantuar dhe e kemi të garantuar me Turqinë.

Këtë deklaratë të Ramës, Presidenti Meta e komentoi sonte në një emision duke thënë se vendi i ka mundësitë të përballojë këtë krizë, por shtoi që askush të mos mendojë për përfitime politike.

Meta: Nuk besoj se bota do përmbyset dhe jam i sigurt se ne të gjithë bashkë i kemi mundësitë të jemi një vend model në menaxhmin e kësaj krizë të kësaj fatkeqësie, i kemi mundësitë, na duhet vetem të degjojmë profesionistet shëndetësore dhe ti mbrojme ata dhe profesionistet në ekonomi, askush të mos mendoje për përfitime politike as nga maxhoranca as nga opozita.