Politikë

Rama tha se opozita do dalë më keq se në 2017-n. Basha i përgjigjet: Kam 2 vjet që kërkoj zgjedhje të parakohshme

Rama tha se opozita do dalë më keq se në 2017-n. Basha i

Pasi kryeministri tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel atëherë mazhoranca do të dilte më mirë se në 2017-n, kryeopozitari Basha i përgjigjet s prej dy vitesh kërkon zgjedhje të parakohshme. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nëse opozita ka bërë ndonjë sondazh sesi do të ishin rezultatet për të për zgjedhjet.

"Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Pse nuk i bën? Nëse sondazhet i dilnin në rregull. Këto janë deklarata të një njeri në panik dhe një personi të kapur në flagrancë. Ram ka mbaruar. Opozita do t’i fitojë thellë zgjedhjet dhe do ta përdore për t’i kthyer çdo shqiptari shpresën dhe sigurinë për të nesërmen. Për këtë, ditë për ditë po bëjmë detyrën tonë duke denoncuar për rikthimin e Shqipërisë në duart e shqiptarëve dhe jo në duart e një bande", tha Basha.

Më herët në një konferencë për shtyp, Rama tha se “nëse zgjedhjet bëhen të dielën ne dalim më mirë dhe ata më keq se në 2017-n”.