Politikë

Rama thirrje emigrantëve: Deklaroni të ardhurat ose do ju përmendë emrin goca me syze

Rama thirrje emigrantëve: Deklaroni të ardhurat ose do ju

Emigrantët shqiptarë do duhet të deklarojnë të ardhurat nga jashtë vendit. Teksa fliste në parlament për amnistinë fiskale, ku njoftoi se paralelisht me të do kalojë edhe ligji për penalizimin e atyre që nuk i formalizojnë të ardhurat dhe për kontrollin e aseteve të ardhura nga jashtë Shqipërisë, kryeministri Rama me nota humori tha se nëse emigrantët nuk do zbatojnë afatet kohore dhe paralajmërimin do të përfundojnë në gojën e vajzës me syze dielli.

Rama e ka fjalën për zëdhënësen e OFL-së e cila shkaktoi reagime në publik për paraqitjen e saj,të shfaqur me syze të mëdha të errëta. Por komentet dhe reagimet zgjatën deri kur u zbulua dhe identiteti i saj.

Më poshtë keni deklaratën e kryeministrit Rama:

T’i fusin paratë në bankat shqiptare dhe mos kenë frikë fare, të thotë po unë jam ai që i kam bërë dhe i kam bërë në emigracion i kanë bërë këtu.

Natyrisht me afat, natyrsisht me paralajmërimin nëse nuk doni të përfundoni në gojën e asaj vajzës me syze dielli.

Formalizo të ardhurat dhe asetet, paralelisht me këtë do të kalojmë ligjin për penalizimin e atyre që nuk e bëjnë formalizimin, por paralelisht me këtë do të hyjmë edhe në rrjetin europian të kontrollit të aseteve të të ardhurave edhe jashtë Shqipërisë.

Kontrollin e aseteve jashtë shqipërisë. Nëse do t’i bësh një shtëpi në Spanjë djalit, dhe nëse nuk e deklaron nesër do e kesh të pamundur ta deklarosh.

Sa më shumë ju flisni, aq më shumë na kalitet durimi. Një gjë është e sigurt. Ju lexojm, ju shikojm, por ne udhëheqim, nuk rrimë në vend numëro.

Nuk ju presim se ja ne ikëm shumë larg dhe prit ta bëjmë pak me tension garën. Bilancin do e bëjmë kur t’i vijë dita vitin e ardhshëm. Do keni rastin të provoni ato që ju thashë këtu.”