Politikë

Kryeministri del live në tre emisione të mbrëmjes dhe pyetja kryesore është zyrtari i FBI

Kryeministri del live në tre emisione të mbrëmjes dhe pyetja

Ka nisur tek Grida Duma në Top Channel, një dalje për herë të parë dhe që ka tërhequr vëmendjen që pas fjalimit të famshëm të Dumës në Parlament, kur ishte deputete.

Gjatë komunikimit, në një kontekst tjetër ku nuk ranë në sy përplasjet e vjetra, Duma e pyeti: - Pse keni heshtur? Nuk jeni paraqitur në interpelancë, heshtni si strategji?

Rama iu përgjigj: "Nuk kam shumë çfarë të them mbi këtë bisedë, por duke qenë se sot refuzova të jem në një sallë të Kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë e cila është në një nivel etik të frikshëm dhe më ka tërhequr dhe mua në atë nivel ndonjëherë, ia vlen që në qetësi të shpjegohen ato gjëra që mund të shpjegohen”.

Kryeministri ka thënë se me Charles McGonigal është takuar pasi e kërkoi vetë zyrtari i FBI, duke shtuar sërish se është takuar edhe me ish Presidentin e SHBA Donald Trump, apo edhe me presidentin aktual Biden të cilët janë po ashtu nën hetim nga FBI.

“Me mua nuk është folur kurrë për asnjë lloj përfitimi, apo biznesi nga ana e zyrtarit të lartë të FBI. Këshilltari im pa pagesë, i përket shumë viteve të shkuara. Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje,” ishin disa nga argumentet e tjera të Ramës.

Rama më pas ka folur edhe për Euronews dhe Ylli Rakipin në MCN.

Kryeministri del live në tre emisione të mbrëmjes dhe pyetja

“Kam marrë me radhë të gjitha përfaqësueset e PD nëpër ekrane,” – ishte batuta e Ramës me gazetaren Erla Mëhilli.

Kryeministri del live në tre emisione të mbrëmjes dhe pyetja