Politikë

Rama vendosi për lista të hapura, Basha: E prishi marrëveshjen, e ka hallin tek koalicionet

Rama vendosi për lista të hapura, Basha: E prishi marrëveshjen, e

Kryeministri Rama njoftoi sot se është marrë vendimi për të pranuar reformën zgjedhore me lista të hapura, por pa ndryshuar sistemin dhe se kjo do të pengonte koalicionet parazgjedhore. Por duke plotësuar kështu kërkesën e opozitës parlamentare, Basha thotë se ai prishi marrëveshjen me opozitën e vërtetë.

Menjëherë pas Ramës, Basha del në konferencë dhe thotë se Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit, të ndërmjetësuar me SHBA, BE dhe Britaninë.

Basha:

Sot keni patur pak minuta më parë para syve tuaj njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në 30 vite pluralizmi, tmerri i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën e tij veprimet, por sot arriti në majë papërgjegjshmërië që nuk e pati as Ramiz Alia. Mesa duket është rekordi i kryeministrit në ikje më të tmerruar.

Sot Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-ve, BE dhe Britanisë. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, për ti hapur rrugë procesit zgjedhor për të plotësuar kushtin për hapjen e negociatave. Ne si oppozitë kemi bërë gjithçka për arritjen e një marrëveshje për reformë zgjedhore konsensuale. Ishte minimum i mundshëm mes kushteve të panikut dhe frikës që Rama të mos minonte integrimin, me depolitizimin e adminsitratës zjgedhore. Rama nuk donte depolitizim, dontë të nxirrte jashtë anëtarët e adminsitratës të PD dhe të mbante të vetët. Sot diskutimi nuk ishte listat e hapura, por pengimi i koalicionve. Një sistem me lista në Shqipëri sa kohë nuk shkëputet krimi nuk ka garanci për qytetarët shqiptare.

Nëse është pë lista të hapura nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, por thjesht vendoset me Kod Zgjedhor. Rama kërkon ndryshime kushtetuese sepse do të heqë koalicionet parazgjedhore. Ky është pazar i ndyrë. Nuk e prek dot Kushtetutën me 120 deputetë.

Çfarë tha Rama: Me hapjen e listave ndalohen koalicionet parazgjedhore.

Modestisht por qartësisht, për mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky është ai i marrëdhënies sime me veten me popullin dhe familjen time, nuk më detyron dot askush që të bëj gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja e 5 qershorit u realizua si rezultat i gatishmërisë sonë, që bëmë çdo lëshim. Unë kam qenë edhe në opozitë, por është hera e parë, që marrëveshjen e bëri si donte opozita nga 'A'-ja te 'ZH'-ja duke shkelur mbi veten tonë. Unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë se ata që janë brenda parlamentit. Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik që na çon ne në konkluzionin që duhet të hapim listat, por është bindja jonë, që populli kërkon dicka që duhet t'ia japim atë që kërkon.

Nuk kam unë dëshirë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithcka, do listat e mbyllura. Por koha do e tregojë se nuk janë recetë çudibërëse. Unë besoj që mundësia që qytetarët të kenë edhe një zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve në subjektin politik që zgjedhin është absolutisht detyrim në këto kushte. Nevoja e një lidhje me direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë, kur deputeti e di që rikonfirmimi i tij do të varet nga mendimi i qytetarëve. Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre.