Politikë

Rama: Videon dje ma solli një mik nga Italia. Kërkova falje, por u hodhën përpjetë ata që vesi u del me shpirtin

Rama: Videon dje ma solli një mik nga Italia. Kërkova falje, por u

Pavarëisht postimit dje ku Rama kërkonte ndjesë për një video të postuar që nuk ishte nga Spanja, por në të vërtetë nga Algjeria, kryeminstri u ndal sërish sot duke iu përgjigjur kundërshtarëve politikë. Ai zbuloi se videon ja kishte dërguar një miku i tij nga Italia, i cili gabimisht i kishte thënë se videoja ishte nga Spanja, ku forcat e ushtrisë dhe policisë ushtronin dhunë ndaj atyre që dilnin jashtë udhëzimit të autoriteteve në mbrojtje kundër koronavirusit.

Rama:

Dje postova një video që ma dërgoi një mik nga Italia. Video ishte nga Algjeria dhe jo nga Spanja, dhe u hodhën përpjetë ata që i njihni që nuk dua fare të merrem se vesi i tyre do u dalë me shpirtin, s’ka fjalë s’ka logjikë, s’ka kohë të vështirë që u bën derman atyre, ju kërkova ndjesë për pasaktësinë, jo për përmbajtjen e videos. gabimi ëhtë pjesë e jetës. Më falni edhe njëherë që rashë dhe unë pre e qytetarit digjital që në këtë rast ishte krejt i pafajshëm. Nuk bëra si gjithmonë verifikimin e lajmit. Por nesër më tej forcat tona të rendit nuk do tolerojnë askënd që nuk do ta kuptojë se grumbulli dhe radha pa distanca të sigurta në dyqane dhe xhirot nëpër rrugë janë të paligjshmë të rrezikshme dhe të patolerusheme në këtë luftë.

-Videoja i përkiste një proteste në Algjeri.