Politikë

Rama viziton biznesin në Fushë-Krujë, i kërkon pronarit t’i rrisë pagat punonjëseve

Rama viziton biznesin në Fushë-Krujë, i kërkon pronarit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë ku shoqërohej edhe nga drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca.

Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II, Edvis Ziza, ka ngritur një pikë grumbullimi të standardeve europiane, ku mbledh prodhimet e rreth 400 familjeve fermere, duke u garantuar atyre çmime optimale si edhe duke furnizuar tregun vendas me fruta të freskëta në çdo stinë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Rama shprehet se falë politikave mbështetëse të prodhimit bujqësor sot raporti eksport - import është ulur në 1 me 3, ndërkohë që 7 vjet më parë ishte 1 me 7.

“Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II, Edvis Ziza, ka ngritur një pikë grumbullimi të standardeve europiane, ku mbledh prodhimet e rreth 400 familjeve fermere, duke u garantuar atyre çmime optimale si edhe duke furnizuar tregun vendas me fruta të freskëta në çdo stinë, falë mbajtjes së tyre në atmosferë dinamike gjatë cikleve të prodhimit. Falë njerëzve kurajozë e punëtorë si Edvisi, si edhe falë nxitjes së madhe që politikat tona mbështetëse i kanë bërë prodhimit bujqësor, duke fuqizuar zinxhirin e vlerës, sot raporti eksport - import është ulur në 1 me 3, ndërkohë që 7 vjet më parë ishte 1 me 7”, shkruan Rama.

Kryeministri gjithashtu u interesua edhe për pagat e punonjësve dhe i ka pyetur drejtpërdrejt ato, ndërkohë që i kërkoi pronarit t’iu rrisë rrogat.

Rama: Puna mbarë, ju paguan mirë ky mo?

Punonjësja: Shumë mirë

Rama: Sa i paguan zonjat?

Edvis Ziza: Zonjat paguhen nga 350 mijë lekë në muaj

Rama: Do t’ia rrisësh pak rrogën se do të të rritet niveli, investimet