Politikë

Rama zbulon kryenegociatorin e Shqipërisë me BE: S’ka hezituar të na kritikojë

Rama zbulon kryenegociatorin e Shqipërisë me BE: S’ka hezituar

Tryeza Shqipëri-BE do të jetë gati shumë shpejt, për të nisur punën me procesin që pret Shqipëria: Hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.  Kryeministri Rama zbuloi emrin sot në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me rastin e ditës së Europës.

Kryeministri Rama tha se ai ka qenë jo pak herë kritikues edhe i qeverisë së tij, por shtoi se është një personalitet i diplomacisë shqiptare të respektuar dhe mirënjohur nga të gjithë. Kryenegociatori do të jetë ambasadori Zef Mazi.

Edi Rama:

Jemi shumë të interesuar për t'u ulur në një tryezë të gjerë me Presidentin, kreun e opozitës, me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura, ku të shprehim vullnetin e përbashkët.
Duhet të ulemi në një tryezë ku të shfaqim idetë tona për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces ku askush nuk ka mendje tjetër. Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur grupin negociator. Është një personalitet pa të sharë, kryenegociatori nuk ka hezituar të kritikojë dhe qeverinë tonë, por nuk është një arsye më pak a më shumë për të mos e përfshirë në këtë proces, është një personalitet i diplomacisë shqiptare i mirënjohur nga të gjithë i respektuar i gjithëpranuar për dijeni dhe për aftësitë e tij në pozicione të ndryshme qoftë kur ka kryer misione të diplomacisë tonë qoftë ku ka kryer detyra me rëndësi në iinstuticione ndërkombëtare. Ambasadori Zef Mazi do jetë kryengociatori bashkë me një grup të mirëpërzgjedhur do të jenë regjia e betejës për negociatat, një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit të mirë për të çuar me shpejtësi përpara procesin në shumë drejtime.

Rama zbulon kryenegociatorin e Shqipërisë me BE: S’ka hezituar