Politikë

Ramën e kuptoj, por Bashën jo pse nuk do lista të hapura?

Ramën e kuptoj, por Bashën jo pse nuk do lista të hapura?

Çështjet e nxehta të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik që zgjati katër orë, ka rritur edhe tonet e përfaqësuesve. Pas deklaratave të Bylykbashit, Vasilit dhe Gjuknurit që nuk po gjejnë konsensus për identifikimin biometrik të zgjedhësve, Rudina Hajdari e cila po lufton për një sistem të ri zgjedhor me lista të hapura, iu hakërrye sot Lulzim Bashës. Rudina Hajdari, deputetet e opozitës parlamentare shtroi pyetjen se pse Basha nuk e mbështet propozimin e saj me sistem të ri me lista të hapura.

Lexoni deklaratën e saj në përfundim të mbledhjes:

Nuk kuptoj pse PD nuk përqafon idenë e sistemit te ri. Sot i propozova një formulë e cila është mëbshtetur edhe nga ndërkombëtarët, ambasada amerikane dhe faktorë të tjerë të shoqërisë civile me lista të hapura. Edhe këtë ma hodhën poshtë. Pse këta njerëz kanë kaq frikë për një sistem me lista të hapura? E kuptoj Ramën që e do këtë sistem se ka 74 mandate më shumë se gjysmën e parlamentit dhe me këtë pushtet është bërë autoritar, është bërë i pasur.

Por nuk kuptoj Bashën pse e do këtë sistem që ka bërë Ramën perandor? Pse Basha do ta mbajë Ramën perandor, edhe pse sot këta qëndruan bashkë kundër këtij propozimi të denjë të realizueshëm për një kohë të shkurtër dhe nuk e bënë? Nuk donin, thanë gjëra të ndryshme. Dua që në zgjedhjet 2021 të shkojmë me sistem më lista të hapra por nuk e e pranuan se kanë frikë nga vota e qytetarit, unë nuk dorëzohem .