Politikë

Raporti i FMN për Shqipërinë, reagon Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh

Raporti i FMN për Shqipërinë, reagon Basha: Konfirmoi atë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një postimi në “Facebook” Basha shprehet se raporti i FMN ka konfirmuar atë që PD ka kërkuar prej disa muajsh, dhënien e ndihmës financiare për familjet shqiptare.

Në raportin e FMN të publikuar ditën e djeshme nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: "Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor". Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shkruan Basha.