Politikë

Raporti i OSBE, Celibashi: Konstatimet duhen pranuar nga të gjitha palët, ja pse nuk u arrit vota e emigrantëve

Raporti i OSBE, Celibashi: Konstatimet duhen pranuar nga të gjitha

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “News 24” ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, ku ka nënvizuar se vërejtjet, konstatimet dhe sugjerimet për 25 prillin duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe të merren në konsideratë për t’u adresuar që me fillimin e legjislaturës së re në Parlamentin e shtatorit.

“Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t’i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c’ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre. Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral. Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor.”- ka thënë Celibashi.

Në lidhje me çështjen e votës së emigrantëve, që ndonëse ishte përfshirë në Kodin e ri Zgjedhor, nuk u arrit për shkak të sfidave teknike, Celibashi ka shpjeguar se koha e limituar e bëri të pamundur realizimin e votës së diasporës, ndonëse ekzistonte vullneti politik: “Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë”- ka shtuar ai.

Tiranapost.al