Politikë

Raporti paraprak i Venecias thotë se çështja e Kushtetueses nuk ka baza për shkarkimin e Metës: dyshime si veproi KED për emërimet

Raporti paraprak i Venecias thotë se çështja e Kushtetueses nuk

News 24 ka zbardhur një pjesë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e përzgjedhjes së gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese. Sipas konkluzioneve paraprake, Komisioni i Venecias shprehet se nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit lidhur me këtë çështje, ndërsa hedh disa hije dyshimi për mënyrën sesi ka vepruar KED me në krye Ardian Dovranin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Raporti paraprak i Venecias thotë se çështja e Kushtetueses nuk

News 24 referuar raportit që nuk është i aksesueshëm online por iu dorëzua sot palëve shqiptare, shkruan se sipas Venecias Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas germës dhe logjikës së saj.

Raporti paraprak i Venecias thotë se çështja e Kushtetueses nuk

Kujtojmë se përplasja presidencë KED filloi kur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi nga dy lista për presidentin dhe Kuvendit për të zgjedhur dy anëtarë për Kushtetuese.

Meta zgjodhi vetëm Besnik Muçin dhe radha i takonte Kuvendit, por Kuvendi zgjodhi dy brenda të njëjtës ditë, Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën. Sipas Kuvendit Metës i kaloi afati për të zgjedhur anëtarin e dytë dhe kështu, Arta Vorpsi kaloi automatikisht. Ai nuk u ftua të betohej tek presidenti por u betua tek një notere dhe shkresën ia dërgoi presidentit. Por presidenti më pas emëroi Marsida Xhaferllarin, dhe për vend në Kushtetuese u bënë dy gjyqtare, Vorpsi dhe Xhaferllari. 

Pas kësaj çështje, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, mbi procesin e emërimit dhe betimit të gjyqtarëve të Kushtetueses, ku presidentit i lihet një afat dhe nëse kalon gjyqtari do betohet pa pengesë ligjore përmes një shkrese.

Opinioni final i Venecias publikohet me datë 22 mars.