Politikë

Raundi i dytë i diskutimeve për presidentin, Balla: Takimi i sotëm me opozitën ishte i frytshëm

Raundi i dytë i diskutimeve për presidentin, Balla: Takimi i

Është zhvilluar sot në kryesinë e Kuvendit raundi i dytë i bisedimeve mes pozitës dhe dy grupeve opozitare, me përfaqësues Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin. Pas përfundimit të takimit Taulant Balla tha se ishte i frytshëm dhe se 23 maji është afati i fundit i raundit të dytë.

“Biseda shumë të frytshme, të paktën me dy nga tre grupet, patëm bisedë të frytshme. Nuk kemi më kohë. Nëse më parë I shtynim afatet, tani nuk mundemi. 23 maji është afati i fundit i raundit të dytë”, tha Balla.
Kurse Fatmir Mediu u shpreh kundër deklaratës së PS-së, që kërkon një kandidat jo politik.

“Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka njerëz që kanë kontribuar. Duhet të jem isa më të gjerë në fushat që duhet të plotësohen. E rëndësishme është të përmbushen kriteret”, tha Mediu.

Shpëtim Idrizi foli gjithashtu për mediat duke thënë:

“Kur ne flasim për presidentin konsensual presupozohet që tre raundet e para duhet të jenë me konsensus. Një president i njëashëm nuk do të bëjë mirë. Pra ne duhet të ulemi dhe të gjejmë që se kush është personi i duhur. Ajo që bie ndesh në krahasim me përvojën se si është zgjedh presidenti, ka qenë traditë që të takohen partitë, sot kemi nevojë të hyjmë me emra konkret dhe të mos i lëmë shqiptarët në terr dhe kemi detyrim të zgjedhim një person me konsensus”.

Në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat gjithashtu: “Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë. Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata. Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin."

Alibeaj nuk ishte i pranishëm në takimin me Ballën.