Reagimi i kryeministrit Rama pas arrestimit nga Spak të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ra në pranga me urdhër të SPAK për korrupsion. Gjatë fjalës së tij në takimin falenderues në Tiranë, Rama u shpreh se është e tmerrshme që zyrtarët të bien në një nivel të tillë duke marrë lekë nën dorë.
“Në këtë pikë është e domosdoshme që ne të mendojmë realisht sesi ky borxh i madh të shlyhet deri në njëfarë mase, se të gjithin nuk e shlyejmë dot. Është shumë kur njerëzit japin besim të tillë. Para pak orësh dëgjova për një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm, një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Sigurisht ana e pëlqyeshme e kësaj medaljeje është se kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Nuk mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla, sepse është diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patroitizmit, të etikës, që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është e tmerrshme. Këtu ne e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës”, u shpreh Rama.