Politikë

Reagimi i LSI: Etilda, rol si falsifikatore

Reagimi i LSI: Etilda, rol si falsifikatore

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson si falsifikatore ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është paditur 10 ditë më parë në SPAK nga Presidenti Meta. Reagimi i LSI-së vjen vetëm pak orë pasi u njoftua se ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi Gjonajn, të cilës i shprehu mbështetjen për reformën në  drejtësi.

Reagimi i plotë:

Etilda zero rol në Reformën në Drejtësi, por rol kryesor si falsifikatore! Etilda, pra Ministria e Drejtësisë, ka zero rol në Reformën në Drejtësi. Zero është roli i Ministrisë së Drejtësisë dhe ky zero rol është përcaktuar qartë në të gjitha ligjet e Reformës në Drejtësi.

Këto ligje të cilët janë të shkruar në shqip dhe anglisht… mund t'i lexojnë pa problem edhe shqiptarët edhe ndërkombëtaret bile edhe ambasadoret…!!

Komisioni i Venecias ka qenë asgjësues në opinionin e tij për Reformën në Drejtësi dhe kërkonte prere që Ministria e Drejtësisë të mos kishte asnjë karrige në qeverisjen e gjyqësorit dhe në asnjë nga institucionet e reja të gjyqësorit.

Ja çfarë thoshte Komisioni i Venecias:

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit. Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndërsa si super falsifikatore në funksion të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese Etilda ka vërtet rol kryesor. Falsifikimet e saj janë jo vetëm shumë të rënda,por njëherazi edhe shumë të trasha.

Dokumentet flagrante të falsifikimit kriminal, për rrëmbimin e kompetencave të Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari më i fundit. Ndaj mbi Etilden rëndojnë 4 vepra penale, për të cilat ajo është e kallëzuar në SPAK.

Çdo alibi e mbështetje për falsifikatoren e qeverise në emër të reformës në drejtësi është asgjësimi i qëllimit të vetë reformës, për drejtësi te barabarte për të gjithë duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte