Politikë

PD-Ramës pas miratimit të Anti KÇK; Sa shpik armiq të rinj, lexo kushtet e anëtarësimit

PD-Ramës pas miratimit të Anti KÇK; Sa shpik armiq të

PD reagon pas miratimit me 89 vota pro, 3 abstenim dhe 17 kundër për paketën Anti-KÇK, konkretisht: “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” .

Në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i PD0-së Gazment Bardhi thotë se Rama duhet të lexojë kushtet për anëtarësimin të partnerëve europianë që shtohen sipas tij çdo herë dhe të shpikë armiq të rinj të brendshëm dhe të jashtëm. 

Postimi i plotë. 

Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij.

Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!

PD-Ramës pas miratimit të Anti KÇK; Sa shpik armiq të