Politikë

Reagon Rama: Sipas LB unë dashkam të bëhem president!

Reagon Rama: Sipas LB unë dashkam të bëhem president!

Kryeministri Rama i përgjigjet deklaratave të Bashës i cili tha se me pranimin për lista të hapura, Rama kërkon të ndalojë koalicionet dhe se ky i fundit i ka propozuar që vetë të bëhet president dhe Basha kryeministër. Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se nuk e bën dot se nuk është populli që ta vendosë. Ndërsa për çështjen e koalicioneve, i thotë se hapja e listave nuk e ndalon që ta bëjë dhe as ta zhbëjë.

Reagmi i plotë:

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s'e bëj dot Lulin KM se s'jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

Reagon Rama: Sipas LB unë dashkam të bëhem president!