Reforma territoriale/ PD propozon të shtohen 33 bashki

Prej fundit të vitit 2021 Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e Hartës Territoriale. PD kërkon shtimin e bashkive dhe ndarjen e vendit në 6 rajone.
PD del me pretendimin se: Qytetarët s`marrin shërbime, sepse qendrat e banimit janë larg qendrave të shërbimit.
Nga ata tjetër PS kundërshton këtë reformë me argumentin se: Për çështje ekonomike një bashki më e vogël s`mund të mbahet.
Ditën e sotme është bërë publik propozimi i Hartës territoriale që kërkon Partia Demokratike dhe vijon si më poshtë, sipas mediave:
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.