Politikë

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Deklaratat e Ramës mos të përdoren si sebep për t’u larguar nga tryeza. Flet pas tij Bylykbashi

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Deklaratat e Ramës mos të përdoren

Përfundoi pas tre orësh debate tryeza e Reformës Zgjedhore, ndërsa bashkëkryetari Damian Gjiknuri tha se deklaratat e kryeministri Rama nuk duhet të bëhen ‘sebep’ për opozitën jashtëparlamentare që të largohet nga tryeza. Lidhur me ndryshimin se sistemit zgjedhor, Gjiknuri tha se nuk do të diskutohet apo nuk të ndodhë tani.

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se refuzon dy nga kushtet e opozitës, propozimin për qeveri transitore tre muaj para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të përbëhen nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vettingun.

“Vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Sa i përket Vettingut, është parim kushtetues, e njëjta gjë për depolitizimin e administratës, ne jemi duke diskutuar. Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor kërkojnë ndryshime Kushtetuese, kjo kërkon kohë, disa parti kanë thënë se nuk e votojnë Kodin, pa këtë, por ne do të bëjmë çmos për të gjetur kompromis. Për sistemin ne kemi pikëpamjet tona, kemi opinionet tona, që mbase ka ardhur momenti që mund të rishikohet mos ketë koalicione zgjedhore, ky është mendimi im”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi, u shpreh se nuk tërhiqen nga propozimet e bëra dhe i cilësoi deklaratat e kryeministrit si provokuese.

“Ishte mbledhje me një debat shumë të fortë për shkak të deklaratës së kryeministrit Rama që bëri tentativë për të minuar procesin. Ajo që i bëmë të qartë sot ishte që kushtet që kemi vendosur janë aty mbi tryezë ne nuk tërhiqemi, nuk mundet, jo vetëm që kërkohet vullnet politik për qeveri tranzitore por nuk do ketë mundësi Rama të marrë në xhep administratën zgjedhore duke emëruar militant, dhe as Kolegjin Zgjedhor për të bërë manipulime. Opozita jo vetëm nuk do cedojë nga të gjitha garancitë që i janë dhënë procesit zgjedhor dhe opozitës por do i shtojmë garanci të tjerat do ta bëjmë gjithmonë e më të vështirë manipulimin. Në debatin tonë bëmë të qartë qëndrimin tonë dhe mazhoranca u tërhoq nga kushti jonë për qeverinë transitore. Qëndrimet dje në mënyrë shumë provokative që Rama bëri ishte një tentativë për ta nxjerrë nga binarët qëllimin e kësaj tryeze. Ai do ta miratojë Kodin Zgjedhor me votat e tij dhe që administratën zgjedhore të emërohet nga ai po ashtu Kolegji Zgjedhor, këtë nuk e lejojmë”, Bylykbashi.