Regjistrimet në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit/ 4 parti refuzohen, 9 të tjera regjistrohen për të garuar

Teksa na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave të regjistrimit të 13 partive, prej të cilave 4 janë refuzuar për shkak se nuk përmbushnin kushtet formale për t’u regjistruar. Bëhet fjalë për partinë Centriste të Mirëqenies Popullore Shqiptare, Partinë e Punës së Shqipërisë, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë dhe Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.
Lista e partive dhe kandidatëve që u regjistruan pranë KQZ ditën e sotme:
1. Partia Shqiptare Atdheu – regjistrohet
2. Partia Pajtimit Kombëtar – regjistrohet
3. Partia Ligj dhe Drejtësi – regjistrohet
4. Partia Fryma e Re Demokratike – regjistrohet
5. Partia Qytetare Shqiptare – regjistrohet
6. Partia Uniteti Kombëtar – regjistrohet
7. Partia Aleanca Kuq e Zi – regjistrohet
8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve – regjistrohet
9. Partia Aleanca Popullore – regjistrohet
10. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër – regjistrohet
11. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë – regjistrohet
12. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare – nuk regjistrohet
13. Partia së Punës së Shqipërisë – nuk regjistrohet
14. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë – nuk regjistrohet
15. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar – nuk regjistrohet
Tiranapost.al