Politikë

Replika 2 Meta-Rama, presidenti: Do të flas sot pasdite nga Vlora, ftoj dhe ‘tërmetin’

Replika 2 Meta-Rama, presidenti: Do të flas sot pasdite nga Vlora, ftoj dhe

Ora 15:00

Bojkoti në Kullat e kontrollit në Rinas vazhdon dhe një debat i ashpër po zhvillohet mes krerëve të lartë të shtetit, akuza dhe kundër-akuza për intriga dhe arrogancë. Në orën 15:00 Ilir Meta poston një tjetër replikë:

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.
Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.
Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.

Replika 2 Meta-Rama, presidenti: Do të flas sot pasdite nga Vlora, ftoj dhe

Rama përgjigjet:

Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T'i harrosh të dyja!

Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s'ka shqiptar që s'e kupton pse! Po s'do ia dalin jo!

Replika 2 Meta-Rama, presidenti: Do të flas sot pasdite nga Vlora, ftoj dhe

*Tiranapost.al