Politikë

Replika Basha-Rama në fund te ditës në Twitter

Replika Basha-Rama në fund te ditës në Twitter

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë ditën e sotme për herë të parë tha se do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me PD-në, por me kusht që lideri demokrat Lulzim Basha, të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në përgjigje të këtyre komenteve, Basha me anë të një statusi në profilin e tij në Twitter, ka përjashtuar mundësinë që të bashkëqeverisë me Ramën: “Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.”- ka shkruar ai.

Pak momente më pas, kryeministri replikoi me një tjetër status në Twitter ku e pyet Bashën se përse, sipas tij, kreu i PD çmon më shumë Berishën dhe Metën sesa bashkimin që dëshirohet nga populli shqiptar: "Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?"

tiranapost.al