Politikë

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin Sejdisë. Rama: Sa më shumë sulmon impiantet moderne, aq më shumë tregon që s’ndahesh nga gropat me plehra

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin

Debati për inceneratorët vijoi edhe sot, ndërsa nisi me një deklaratë të Bashës për kontratat dhe u zhvendos më pas tek rasti i biznesmenit Hajdin Sejdisë. Ky i fundit kujtohet se premtoi një hotel shumëkatësh në Tiranë dhe la hapur një gropë gjigante mes të kryeqytetit, pasi mblodhi para nga investitorët e tij, të cilët më pas i mashtroi dhe u largua.

Sejdia u përmend fillimisht nga lideri i PD-së, i cili shkroi në Twitter:

"Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron".

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin

Këtij statusi, Rama iu kundërpërgjigj: 

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s'e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!".

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin

Ndërsa Basha shkroi:

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin

Më herët kryedemokrati Basha bëri një deklaratë gjatë konferencës për media me gazetarët, ku akuzoi qeverinë se në momentin kur janë bërë kontratat nuk është vendosur si kriter çmimi

“Është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar rryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani. Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë rritur taksën, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë se për këta mund ta kishim 10 herë më të lartë faturën", tha Basha.

Për këto akuza, kryeministri u shpreh me një status në Twitter se PD dhe politika është e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra.

"Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë".

Replika për inceneratorët/ Basha i kujton rastin e biznesmenit Hajdin