Politikë

Replikat me Bashën, Meta: Bojkotoi 13 tetorin, aleatët. Basha nuk bëri as kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar në zgjedhje

Replikat me Bashën, Meta: Bojkotoi 13 tetorin, aleatët. Basha nuk

Presidenti Ilir Meta ka thënë ditën e sotme se pas dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, veprimi më minimal i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të ishte që të paraqiste në Komisionin Zgjedhor kërkesën për regjistrim në zgjedhje.

Sipas Kreut të Shtetit, Basha dhe PD-ja nuk morën mundimin të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së për tu regjistruar në zgjedhjet e dekretuara për në 13 tetor të vitit 2019.

“Pas dekretimit të datës 13 tetor si datë zgjedhjesh, veprimi më minimal I Bashës do të ishte që të paraqiste në komision kërkesën për regjistrim në zgjedhje, datë për të cilën ra dakord vetë. Por cfarë ndodhi?

Rezulton se zyrtarisht se Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet që unë pata dekretuar për t’u bërë në 13 tetor të 2019. Por kujt i shërbyen këto veprime të Lulzim Bashës? Këto veprime ishin në sinkron të plotë me 4 komisionerët e KQZ të cilët ishin socialistë.

Lulzim Basha bojkotoi dhe 13 tetorin dhe aleatët e tij që donin zgjedhje vendore. Kryetari i KQZ-së në datë 3 gusht thirri mbledhjen e KQZ-së. 4 anëtarët e shumicës që kishin zhvilluar zgjedhjet antikushtetuese të 30 qershorit nuk morën pjesë dhe bojkotuan. Dhe arsyeja e tyre ishte që dhe vetë kryetari i opozitës kishte bojkotuar 13 qershorin.

Atëhere lind pyetja për ccdo qytetar, kujt i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019? Bojkoti i z.Basha edhe në 13 tetor ishte në sinkron të plotë me 4 anëtarët e KQZ së PS-së që organizuan zgjedhjet jokushtetuese të 30 qershorit. Nuk i shërbeu aspak vendit dhe as opozitës. Sot nuk ka asnjë këshilltar në Republikën e Shqipërisë”, tha Ilir Meta.

Tiranapost.al