Politikë

Replikat mes Ramës dhe Bashës në Kuvend për Covid

Replikat mes Ramës dhe Bashës në Kuvend për Covid

Kreu i PD-së Lulzim Basha replikoi me kryeministrin Edi Rama teksa po fliste për programin e reformës në Shëndetësi, e ku e konsideroi me sukses luftën ndaj pandemisë dhe furnizimit me vaksina e ndërsa shpalosi objektivat në vijim.

Në këtë moment ndërhyn Lulzim Basha, i cili pak më herët u fotografua me telefon në vesh teksa Rama fliste për çështje ekonomike e pagash: 16 mijë vdekje nga koronavirusi, tha Basha.

Replikat:

Basha: 16 mijë vdekje

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.

Basha: 16 mijë vdekje

Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre.

Replikat mes Ramës dhe Bashës në Kuvend për Covid

Replikat mes Ramës dhe Bashës në Kuvend për Covid

Seanca e mbyll për të vijuar në orën 13:00, ku do ketë pyetje dhe përgjigje mbi programin e qeverisë.

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur