Politikë

‘Reporterët pa kufij’ rendisin Shqipërinë të fundit në Europë për Lirinë e Medias, kryeministri Rama nuk e kundërshton

‘Reporterët pa kufij’ rendisin Shqipërinë të

Në 3 Majin e çdo viti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizata që mbron lirinë dhe të drejtat e gazetarëve, “Reporterët pa kufij” (RSF) publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë. Në Europë Shqipëria renditet në vendin e fundit.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social “X” pas lajmit, ku shkruan se do të merren masat për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Postimi i Ramës: Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë. Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën. Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.