Politikë

'Rezultati i zgjedhjeve s'përmbyset duke blerë, as LSI nuk ia arrin. 25 Prilli do jetë test besueshmërie'

'Rezultati i zgjedhjeve s'përmbyset duke blerë, as LSI nuk

Kryeministri Rama deklaroi dje nga Brukseli se janë 20 persona të cilët janë në duart e drejtësisë për shitblerjen e votave. Në konferencën sot, ai u pyet për dosjen 184 dhe fenomenin e shitblerjes së votës dhe tërheqjen e padisë nga Bild. Rama tha se rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare nuk do e ndryshonin dot as fabrika e parave të LSI-së. Ndërsa për zgjedhjet e 25 prillit, ai tha se do jetë test besueshmërie: Populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve.

Folët për 20 persona të përfshirë në vjedhjen e votës. Nuk është hetuar, sa i besueshëm jeni ju për fenomenin e shit blerjes së votës, dosja 184 është fakt se folët për fakte imagjinare, nëse nuk janë të vërteta pse jeni tërhequr nga padia e gazetarit të Bild?

Rama:

Është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem. Ju keni emra dhe ju keni pretendimin se nuk janë hetuar. Ku e dini ju?! Nga e dini ju? Si e dini ju? Apo ku e dini ju që emrat që ju përmendni janë të përfshirë në diçka që është kriminale?! Si e dini ju? Nga muhabetet e telefonave?! Si mund të bëhet kjo prokurori dhe gjykatë në media me kufje në vesh?! Është habi e madhe. Ndërkohë që është prokuroria ajo që bën hetimin, prokuroria e shtetit dhe jo e news-eve. Është ajo që vendos për kë ngre akuzë dhe për kë jo. Jo juve. Ju kam thënë dhe një gjë gjithmonë, bëni sondazhe, mos i komentoni ato të të tjerëve.

Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuara. S’ka shanse! Dhe përsa i përket besueshmërisë time, unë nuk mund të jem i besueshme për burime të infektuara informimi. S'kam se si të jem i besueshëm. Se sa i besueshëm, këtë e vendos populli shqiptar. Populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve. S’ka problem. S'pres që të behëm i besueshëm për pronarët e disave prej jush.

*Tiranapost.al.