Politikë

Roland Bejko: Sot Berisha mori vdekjen politike

Roland Bejko: Sot Berisha mori vdekjen politike

Roland Bejko, një prej të sulmuarve sot në protestën e mbështetësve të Berishës, në selinë e PD-së, foli rreth sulmit që iu bë dhe situatës në partinë, pjesë e së cilës është prej 30 vitesh.

"Ai do që ta mbajë të balancuar luftën brenda në PD sepse ashtu i i intereson. Por kujtojmë se Këlliçi shkoi më parë të zyrat dhe pa që ishin ndërruar bravat dhe po tek policia. Ata e njohin policinë kur iu vjen përshtat, por kur kryen detyrat e veta këta nuk e njohin. Nga ana tjetër Policia sapo pa që një objekt po dhunohej duhet të reagonte. Ne paguajmë taksa dhe kur ndodh një sherr ne i drejtohemi policisë. Nëse Berisha do vijojë të shkelë ligjet dhe të ushtrojë dhunë dhe do të vijojë me fjalorin e përçarjes, ai fillimisht vdekjen politike e mori që sot. Nga ana tjetër them që drejtësia duhet të bëjë punën e tij. Në jetën e tij personale i uroj më të mirën, por të na lërë rehat në politikë sepse Shqipëria bën edhe pa Berishën", tha Bejko.