Romano Prodi: Riarmatimi i Gjermanisë do ndryshojë Europën në 5 vjet! Italisë ia zuri vendin Turqia në Shqipëri

Romano Prodi, një nga politikanët italianë më popullor edhe në Shqipëri, ka folur në një podcast me Ditmir Bushatin.
Prodi mbi të 80-tat tani dhe me një përvojë të gjatë në politikë, kur flet për luftën në Ukrainë ku cilëson se s’ka gjasa të mbaroje shpejt, ai më shumë i shqetësuar duket për riarmatimin e Gjermanisë si rrjedhojë e kësaj lufte. Për çafrë e ka Prodi kur thotë se riarmatimi i Gjermanisë do të ndryshojë Europën për 5 vjet? Deri më tani në Europë superfuqia politike dhe ushtarake ka qenë Franca, ndërsa Gjermania superfuqia ekonomike. Për 5 vjet do të jetë Gjermania edhe ekonomike, edhe politike.
Një tjetër moment interesant është kur Prodi flet për raportet e Italisë me Shqipërinë. Në politikë -thotë ai - nuk tolerohet hapësira bosh, duke dhënë shembullin e Italisë, e cila sipas tij me indiferencë la një vend bosh në Shqipëri, të cilin po e zë Turqia.
Çfarë mendon Prodi për Turqinë?
Po për Europën dhe të ardhmen e saj? E plotë është në linkun më poshtë.