Politikë

Rritet numri i viktimave nga Covid në vend. Qytetet me numrin më të lartë të infektimeve

Rritet numri i viktimave nga Covid në vend. Qytetet me numrin më

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 680 raste të reja me Covid nga 3,937 testime të kryera.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto qytete: 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Mësohet se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 17 qytetarë si pasojë e komplikacioneve të sëmundjeve, konkretisht: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

'’Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.’’ Deklaron Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (29 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937

Testime totale 1,197,881
Raste pozitive 169,462
Raste të shëruara 156,674
Raste Aktive 10,103
Humbje jete 2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218

Tiranapost.al