Politikë

‘Rruga imagjinare Milot-Fier’. Rama i përgjigjet në Twitter Bashës: Turp...

‘Rruga imagjinare Milot-Fier’. Rama i përgjigjet në

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po vjedh 1.2mld euro me rrugën ‘imagjinare’ Milot –Fier. Por kryeministri i ka kthyer përgjigje Bashës duke thënë se është një gjuhë e turpshme që përdoret nga ata që duan të qeverisin vendin, dhe se po sulmohet një projekt për të cilin gara ndërkombëtare ende nuk ka nisur. Në një status në Tëitter, Edi Rama shkruan se opozita e ka fjalën vjedhje në majë të gjuhës për çdo punë: si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin, turp

Reagimi i plotë:

"Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin, turp".

‘Rruga imagjinare Milot-Fier’. Rama i përgjigjet në

Akuzat e Bashës u bënë sot nga Divjaka. Ai tha se qeveria ka dhënë konçesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare, duke pretenduar se pjesa më e madhe e kësaj rruge është ndërtuar nga PD.

"Kanë dhënë konçesion 1.2 miliard Euro për rrugën imagjinare Milot- Fier. Imagjinare sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar. Është ndërtuar atëherë, kur tallej Edi Rama, kur thoshte “Rrugë, rrugë, rrugë...” dhe i binte Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur i binte mbi gomar dhe jo sikur ecte mbi rrugë, vetëm sepse atë e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm se e kishte ndërtuar kundërshtari politik".